KRU “Mitrovica”: Stabilizohet furnizimi me ujë, por nuk rekomandohet për pije

Mitrovica

KRU “Mitrovica”: Stabilizohet furnizimi me ujë, por nuk rekomandohet për pije

Më: 9 janar 2026 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se situata e furnizimit me ujë të pijes në zonat e shërbimit të kompanisë është stabilizuar në pjesën më të madhe.

Tutje, në njoftim po ashtu bëhet e ditur se Impiantet për Trajtimin e Ujit aktualisht po operojnë me kapacitet të plotë operues.

Megjithatë, për arsye sigurie, uji nuk rekomandohet të përdoret për pije deri në njoftimin zyrtar të radhës nga ana jonë.

I cili do të publikohet sapo të konfirmohet përmbushja e plotë e standardeve të cilësisë së ujit për konsum”, thuhet në njoftim

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat