Policia e Mitrovicës nis fushatë kundër dhunës në familje

Mitrovica

Policia e Mitrovicës nis fushatë kundër dhunës në familje

Më: 20 janar 2026 Në ora: 18:51
Policia e Mitrovicës

Policia e Mitrovicës së Jugut ka nisur këtë javë një fushatë sensibilizuese me qëllim parandalimin e dhunës në familje, duke rritur vetëdijesimin e qytetarëve dhe duke inkurajuar raportimin e rasteve tek institucionet kompetente.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në kuadër të planeve operative dhe aktiviteteve parandaluese, gjatë kësaj jave është duke realizuar fushatë sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje.

Në njoftim theksohet se qëllimi i kësaj fushate është rritja e vetëdijes së qytetarëve lidhur me pasojat e dhunës në familje, parandalimi i kësaj dukurie, si dhe inkurajimi i raportimit të rasteve të dhunës tek institucionet kompetente.

Gjatë realizimit të fushatës, zyrtarët policorë janë duke zhvilluar kontakte direkte dhe informuese me qytetarë, si dhe duke shpërndarë broshura informuese me moton “Ndal dhunës në familje”.

"Policia, mbetet e përkushtuar në parandalimin e dhunës në familje dhe fton qytetarët që çdo rast të dhunës ta raportojnë në Policinë e Kosovës", potencohet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat