Përkujtohet martiri Gazmend Ibrahimi në Lagjen e Boshnjakëve

Mitrovica

Përkujtohet martiri Gazmend Ibrahimi në Lagjen e Boshnjakëve

Më: 29 janar 2026 Në ora: 14:02
Kryetari i Komunës, Faton Peci bëri homazhe pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Boshnjakëve, në nderim të martirit Gazmend Ibrahimi

Kryetari i Komunës, Faton Peci, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore në Lagjen e Boshnjakëve, në nderim të martirit Gazmend Ibrahimi, i cili u vra mizorisht nga bandat kriminale të Serbisë.

Pjesë e homazheve ishin edhe Nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, deputetë të Kuvendit të Kosovës, drejtor të drejtorive komunale, si dhe familjarë e qytetarë të tjerë.

Në fjalën e tij, Kryetari Faton Peci tha se Gazmend Ibrahimi është simbol i sakrificës dhe i qëndresës së shqiptarëve të veriut dhe se kujtimi për të na obligon të kërkojmë drejtësi.

“Gazmendi ishte me vëllanë e tij, Armendin, i cili i mbijetoi sulmit, por sot jeton me 17 plagë. Sistemi ndërkombëtar dhe ai vendor nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e këtij krimi”, theksoi Kryetari Faton Peci.

Kujtimi për Gazmend Ibrahimin qoftë i përjetshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat