Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci sot priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Sipas njoftimit të komunës, takimi u zhvillua në frymë konstruktive, ku bashkëbiseduan për realizimin e ideve konkrete dhe mundësitë e thellimit të partneritetit mes institucioneve.
Njoftimi:
Kryetari Faton Peci takoi Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Faton Peci sot priti në takim Sh.T. Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, me ç’rast patën një diskutim të frytshëm.
Takimi u zhvillua në frymë konstruktive, ku bashkëbiseduan për realizimin e ideve konkrete dhe mundësitë e thellimit të partneritetit mes institucioneve.
Kryetari z. Faton Peci theksoi se Luksemburgu është në mesin e shteteve që në vazhdimësi kanë mbështetur Kosovën në fusha të ndryshme që nga paslufta.