Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë nis vaksinimin kundër tuberkulozit

Mitrovica

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë nis vaksinimin kundër tuberkulozit

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Të porsalindurit në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë do të mund të marrin vaksinimin me BSZH (BCG).

“​Vaksina BSZH (BCG) është vaksina që përdoret për parandalimin e tuberkulozit (TBC), një sëmundje infektive që prek më së shumti mushkëritë, por mund të përfshijë edhe organe të tjera të trupit”, kanë njoftuar nga ky spital.

Në njoftim thuhet se vaksina po aplikohet pas lindjes, nga stafi i infermierëve të Repartit të Neonatologjisë, nën mbikëqyrjen e rregullt të mjekëve.

“Ky proces po realizohet sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit dhe ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të foshnjave që në ditët e para të jetës. Sipas mjekëve pediatër/neonatologë, vaksina është e sigurt, e testuar dhe rekomandohet nga autoritetet shëndetësore ndërkombëtare si masë efektive parandaluese”, thuhet tutje në njoftimin e spitalit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat