Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër qumështi të prodhuar

Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ofron 10 cent subvencion për çdo litër qumështi të prodhuar

Më: 19 mars 2026 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Komuna e Mitrovicës ka vendosur subvencion prej 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar nga fermerët.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Faton Peci, i cili tha se mbështetja për fermerët do të jetë e vazhdueshme dhe meritore.

“Nga 0 cent në 10 cent për herë të parë, fermerët e Komunës së Mitrovicës do të subvencionohen për çdo litër qumësht.

Zhvillimi i bujqësisë është prioriteti ynë. Ky vendim është vetëm fillimi i mbështetjes serioze në bujqësi”, ka njoftuar Peci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat