Komuna e Mitrovicës shpërndanë shporta të mbeturinave

Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës shpërndanë shporta të mbeturinave

Më: 30 prill 2026 Në ora: 16:58
Komuna e Mitrovicës shpërndanë shporta të mbeturinave

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit, përmbyllet muaji me shpërndarjen e 90-të shportave të mbeturinave për qytetarët e komunës, të cilët gjatë kësaj periudhe aplikuan në Drjetori.

Drejtoresha e Mbrojtjes së Mjedisit, Arjeta Beqiri Hyseni, potencoi se aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi, ndërsa po bëhet edhe evidentimi i zonave më të ndotura me qëllim të krijimit të politikave që do të implementohen për menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave.

"Në vazhdën e aktiviteteve të Drejtorisë së Mbrojtjes së Mjedisit,përmbyllet muaji me shpërndarjen e 90-të shportave të mbeturinave për qytetarët e Komunës sonë,të cilët gjatë kësaj periudhe aplikuan në Drjetori.

Qëllimi jonë është redukrimi i hedhjes së mbeturinave në hapësira publike, rritjen e ndërgjegjësimit për mbajtjen pastër të lagjeve tona, që do të rezultojë në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe më të përshtatshëm për jetesë.

Drejtoresha e Mbrojtjes së Mjedisit znj. Arjeta Beqiri Hyseni,potencoi se aktivitete të tilla do të ketë në vazhdimësi, ndërsa po bëhet edhe evidentimi i zonave më të ndotura me qëllim të krijimit të politikave që do të implementohen për menaxhimin sa më të mirë të mbeturinave".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat