Mitrovica nis instalimin e kamerave të sigurisë publike

Mitrovicë

Mitrovica nis instalimin e kamerave të sigurisë publike

Më: 24 qershor 2026 Në ora: 12:26
Fotoilustrim

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, bëri të ditur se ka nisur instalimi i kamerave të sigurisë publike.

Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se ky projekt ka nisur nga objekti i komunës, teksa shtoi se deri në fund të këtij viti, instalimi i kamerave do të vazhdojë në gjithë qytetin.

“Paradoksalisht, Mitrovica, me nivel të lartë të rrezikshmërisë që ka pasur në të kaluarën, nuk ka kamera të sigurisë.

Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, shkroi Peci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat