Lindi veç gjysmë kilogrami tani po mbaron shkollën e mesme - Bota Sot
Lindi veç gjysmë kilogrami tani po mbaron shkollën e mesme

Ndryshe

Lindi veç gjysmë kilogrami tani po mbaron shkollën e mesme

Më: 19 mars 2019 Në ora: 23:27
Courtney Jackson

Një foshnje e cila peshonte vetëm gjysmë kilogrami në lindje dhe kishte 50% gjasë mbijetese tani është një adoleshente normale dhe e shëndetshme.

Lindja e Courtney Jackson ishte e frikshme. E lindur vetëm 23 javë në vitin 2001, mjekët thanë se shanset e saj për mbijetesë nuk ishin të mëdha, dhe si çdo foshnje tjetër e lindur para kohe ajo do të përballej me komplikime shëndetësore gjatë gjithë jetës.

Por, afër 18 vjet më vonë, Courtney, tani adoleshente pritet të përfundojë shkollën e mesme në fund të këtij viti shkollor.

Kur Courtney erdhi në jetë i kaloi pesë muajt e parë të jetës në spitalet dhe klinikat e Iowa-s, ku mjekët që kujdeseshin për të projektuan mundësitë 50-50 që ajo të mbijetonte.

Foshnjat e lindura para kohe shpesh përballen me probleme mjekësore të ndryshme ngase janë ende të pazhvilluara plotësisht. Ato mund të kenë probleme me frymëmarrjen, janë të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe kërkojnë shumë pajisje për monitorim.

Por vogëlushja ka sfiduar të gjitha gjasat duke u shndërruar në një adoleshente të përkryer.

“Kur u lind, ajo ishte një nga dhjetë foshnjat më të vogla në atë kohë që kishte mbijetuar atje. Ajo ka qenë një luftëtare që nga fillimi”.

“Ajo nuk ka më fare komplikime. Kur e mendoj kohën prapa dhe kur e shoh tani, është diçka e mahnitshme. Ne shohim mbrapa dhe e dimë se Perëndia na bekoi me të. Ajo është këtu për një arsye”ka thënë babai i saj Chris Jackson.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...