Kompania s’lejon familjen të udhëtojë me “business class”/ Arsyeja? “Shumë të shëndoshë”

Ndryshe

Kompania s’lejon familjen të udhëtojë me “business class”/ Arsyeja? “Shumë të shëndoshë”

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 14:25
Kompania s’lejon familjen të udhëtojë me “business class”

Dy motrat Renell dhe Tere, si dhe nëna e tyre Huhana nuk po u besonin dot veshëve kur stafi i kompanisë “Thai Airways”, pasi i mati, u tha se ishin shumë të mëdha për të qëndruar në sediljet e “business class”.

Ndonëse kanë kaluar muaj nga kjo eksperiencë, 59-vjeçarja Huhana shprehet se ende i ka mbetur një shije e keqe nga ajo ngjarje.

”Ata erdhën drejt nesh dhe bërtisnin “shumë e madhe, shumë e madhe. Shumë njerëz që qëndronin në radhë në check-in na shihnin teksa na masnin me metër. Ishte shumë poshtëruese sesi na trajtuan. Nuk i mbajta dot lotët”, u shpreh nëna e dy vajzave.

Punonjësja sociale Huhana, deklaron se nuk do të fluturojë më deri sa të humbasë peshë, për të shmangur një tjetër eksperiencë të ngjashme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat