Pasuri nga qielli/ Indoneziani bëhet milioner në çast kur meteori i çmuar i shpon çatinë

Ndryshe

Pasuri nga qielli/ Indoneziani bëhet milioner në çast kur meteori i çmuar i shpon çatinë

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 20:10
Josua Hutagalung

Një prodhues arkivolësh në Indonezi është bërë milioner në moment kur një meteor me vlerë më shumë se 1 milionë euro shpërtheu çatinë e shtëpisë së tij.

33 vjecari Josua Hutagalung po punonte pranë shtëpisë së tij kur shkëmbi i hapësirës çau strehën e verandës së tij duke rënë pranë dhomës së ndenies ne gusht te ketij viti.

Guri me peshë 2.1 kg la një vrimë të madhe në strehën e llamarinës dhe ngeci në një gropë 15cm të thellë që hapi në dheun pranë shtëpisë së tij.
Josua, i cili e mori shpejt gurin e rënë, tha se meteori ishte ende i ngrohtë dhe pjesërisht i thyer.

“Kur e mora guri ishte i ngrohtë dhe e solla në shtëpi. Zhurma që bëri ishte shumë e fortë dhe disa objekte në shtëpi po tronditeshin. Unë besoj se ky është një objekt nga qielli, ato që shumë njerëz quajnë meteor. Sepse është e pamundur që dikush ta ketë lëshuar apo të ketë rënë nga lart”.

Fqinjët e tij kishin dëgjuar zhurmën e rënies dhe shumë prej tyre erdhën të vizitojnë Josua për të parë objektin e rrallë. “Shumë njerëz erdhën nga kurioziteti, sepse duan të shohin gurin”.

Meteori llogaritet se është 4.5 miliardë vjet i lashtë dhe vlerësohet rreth 1.5 milionë euro. E përditshmja britanike ‘The Sun’ shkruante se Josua iu dha për objektin shuma ekuivalente e 30 viteve rrogë.

Babai i tre fëmijëve thotë se me paratë do të ndërtojë një kishe. “Kemi dëshiruar gjithashtu të lindim një vajzë, shpresoj që kjo është shenja se do të na vijë”, tha më tej njeriu me fat.

Guri ishte vlerësuar nga eksperti amerikan Jared Collins, i cili tha: “Telefoni m’u mbush me oferta për të marrë avionin e të shkoja të blija meteorin.

Mora me vete aq para sa mundesha dhe shkova të gjeja Josua, i cili rezultoi të ishte negociator i mprehtë”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat