Po shkonte në spital, gruaja lind foshnjën në ashensor, momenti heroik kur burri e ndihmon

Ndryshe

Po shkonte në spital, gruaja lind foshnjën në ashensor, momenti heroik kur burri e ndihmon

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 17:59
Deborah Bittar, telefonoi bashkëshortin e saj, mjekun gjinekolog Danilo Almeida dhe i tha se po bëhej gati të shkonte në spital për të lindur

Një grua braziliane ka sjellë në jetë foshnjën e saj brenda ashensorit.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën qendrore të Brazilit.

Deborah Bittar, telefonoi bashkëshortin e saj, mjekun gjinekolog Danilo Almeida dhe i tha se po bëhej gati të shkonte në spital për të lindur.

Almeida nxitoi në shtëpi dhe po shoqëronte bashkëshorten në spital, por papritur ajo ndjeu se foshnja Julia po vinte në botë.

Pamjet e një videoje të një kamere survejimi që familja shpërndau të mërkurën e kaluar në llogarinë e mjekut në Instagram, tregojnë Bittar, një nutricioniste, duke qëndruar pranë derës së ashensorit teksa ishte gati të mbyllej.

Ajo vendos dorën e saj mbi bark ndërsa ndjen një tkurrje dhe më pas ulet kur ndien se do të lindë. Më pas ajo zgjat dorën për të parandaluar mbylljen e derës.

“Ndodhi gjithçka shumë  shpejt dhe ishte e pabesueshme”, tha Almedia, cituar nga portali brazilian i lajmeve G1.

“Shkova në shtëpi dhe pashë që ajo ishte zgjeruar tashmë tetë centimetra. Ne po shkonim në spital, por Julia vendosi të lindte në ashensor.”

Almeida, i cili thotë se ka sjellë në jetë  më shumë se 5,000 foshnja, shihet në video duke lëshuar çantat e gruas së tij në dysheme dhe më pas duke vendosur Júlian në prehrin e Bittarit përpara se ai të presë kordonin e kërthizës.

Pak çaste më vonë, Bittar ecën në korridor ndërsa mban vajzën e saj në një batanije.

Almeida kujtoi se lindja e vajzës dyvjeçare të çiftit, Amanda, ishte normale, por ajo e Julia ishte paksa tronditëse.

Pamjet KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat