Nëntori është muaji i Shenjtë i shqiptarëve, muaji i dritës, i lavdisë dhe i rilindjes sonë kombëtare.
Ai nuk është thjesht një faqe kalendari, por vetë tempulli ku ruhet kujtesa e përjetshme dhe pavdekësia e kombit tonë.
Ky rrugëtim i Shenjtë filloi me Profetin e Lirisë dhe Bashkimit Shqiptar, Gjergj Kastriotin Shpëtimtar e Hyjnor dhe Simbol.
Më 28 Nëntor të vitit 1443, në Krujën legjendare, ai ngriti Flamurin me Shqiponjën dykrenare dhe bashkoi principatat arbërore.
Me shpatën dhe vizionin e tij profetik, Gjergji na tregoi se vetëmbrojtja dhe bashkimi janë kushti i vetëm për mbijetesë, duke hedhur themelet e pavdekshme të identitetit tonë.
Shekuj më vonë, ky zjarr i ndezur në Krujë u shndërrua në dritën e 28 Nëntorit të vitit 1912 në Vlorë, ku Ismail Qemali dhe etërit e kombit shpallën Pavarësinë, duke kurorëzuar ëndrrën e brezave për Shtet të lirë.
Por Nëntori i bashkimit vazhdoi të shkruhej me gjak e sakrificë edhe në historinë tonë më të re.
Ky muaj i shenjtë mban vulën e 28 Nëntorit të Shenjtë 1955, ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe 28 Nëntorit 1997, daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sollën agimin e lirisë përfundimtare të Kosovës dhe dëshmuan se amaneti i Gjergj Kastriotit ishte ende gjallë.
Këto data të mëdha janë gurëthemeli të pavdekësisë sonë.
Ato na kujtojnë se çdo hap drejt lirisë u la me gjakun e dëshmorëve, me mundin e atdhetarëve dhe me sakrificën sublime të atyre që dhanë gjithçka, që ne sot të jemi të lirë.
(Prandaj, Nëntori i Bashkimit mbetet amaneti më i Shenjtë i flijimit.)
Është trashëgimia e Shenjtë që kemi detyrë t'ua përcjellim pasardhësve tanë – jo thjesht si histori të lavdishme, por si betim të përjetshëm për ta dashur, mbrojtur dhe lartësuar atdheun, gjithmonë të bashkuar rreth Flamurit tonë Kuq e Zi dhe Gjergj Kastriotit, të dërguar nga Zoti Shpëtimtar për Shqiptar.
Lavdi e përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të kombit!
Gëzuar Nëntorin e Shenjtë, ju njerëz të Krijuesit, Shqiptar të Bekuar