Toleranca fetare tek shqiptarët, mit apo realitet?

Opinione

Toleranca fetare tek shqiptarët, mit apo realitet?

Nga: PhD.Nijazi Halili Më: 6 janar 2017 Në ora: 14:31
PhD.Nijazi Halili

Nuk ka asnjë dyshim se sot, ne shqiptarët jemi një popull i cili vazhdon të përballet me jo pak probleme që kërkojnë zgjidhje. Për fat të keq, historia shpesh nuk ka qenë shumë bujare me ne.

Do të ishte me vend të kujtonim një vlerë të rëndësishme që kemi trashëguar nga historia jonë e përbashkët: atë të tolerancës dhe bashkë-ekzistencës sonë fetare. Bashkë-ekzistenca e shkëlqyer që ekziston sot mes nesh, mes shqiptarëve, pavarësisht nga besimi, pavarësisht nëse jemi të besimit mysliman, suni apo bektashinj, apo të besimit të krishterë, katolik, ortodoks, protestant, të besimit hebre apo tjetër, përbën sot një vlerë për të cilën ndjehemi vërtet krenarë.

Është pikërisht kjo krenari që kemi dhe e ndjejmë gjithmonë, pavarësisht nga përkatësia fetare, politike, racore apo tjetër. Kjo krenari dhe kjo përvojë që kemi ne, si botë shqiptare në mes të Europës, merr edhe më shumë vlerë në kohët e trazuara që po jetojmë. Aq më tepër kur, fatkeqësisht e jo rrallë, në një sërë rajonesh në botë, përfshirë jo larg në kohë edhe gadishullin tonë, feja dhe përkatësia fetare u keqpërdorën apo dhe vazhdojnë të keqpërdoren si faktorë për të nxitur përçarjen dhe urrejtjen.

Toleranca dhe bashkë-ekzistenca jonë e shkëlqyer fetare e shqiptarëve, në të vërtetë përbën një vlerë të jashtëzakonshme dhe një kontribut të shkëlqyer, e me modesti të duhur, te shqiptarët, të cilët i ofrojmë Europës së Bashkuar. Me modesti të theksuar i ofrojmë këtë virtyt të lartë shqiptar edhe civilizimit global e dialogut të domosdoshëm mes kulturave globale, nganjëherë nga pak edhe të konfrontuar në disa aspekte. Le t‘i ngremë ato në nivel dhe formë të vlerave universale e bashkëkohore njerëzore të civilizimit modern, nga të cilat do të përfitojë i gjithë njerëzimi.

Në fakt, toleranca dhe mirëkuptimi, si koncepte kyçe të doktrinave fetare të mëdha, janë vlera që qëndrojnë në thelb të vetë mësimeve të shenjta - të fesë islame, të fesë së krishterë dhe të fesë hebreje, si dhe të gjitha feve të tjera të mëdha. Vlera të tilla të na shërbejnë edhe në të ardhmen, dhe jo vetëm neve, për të nxitur edhe më tej dashurinë, mirëkuptimin, besimin dhe solidaritetin njerëzor mes nesh, këtu dhe gjithandej.

Toleranca fetare tek shqiptarët: mit apo realitet? Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër jo vetëm të Gadishullit Ballkanik por dhe të Evropës. Ata janë një ndër popujt me shumë probleme ,si ekonomike dhe politike por me një tolerancë të rrallë ndërmjet feve. Kjo tolerancë mbështetet në vetëdijen kombëtare për faktin se të gjithë shqiptarët të të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe, kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët.

Kjo ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjera dhe ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për t’u bërë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të të huajve që ta përçanin dhe ta sundonin. Populli shqiptarë me tri besime: islam, ortodoks e katolik, ka qenë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit. Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e vendit tonë. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në Shqipëri përgjatë historisë e deri sot është shembulli dhe dhurata më e mire. “Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkohësisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide, është dhurata më e çmuar që kemi”.

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër jo vetëm të Gadishullit Ballkanik por dhe të Evropës. Ata janë një ndër popujt me shumë probleme, si ekonomike dhe politike por me një tolerancë të rrallë ndërmjet feve. Kjo tolerancë mbështetet në vetëdijen kombëtare për faktin se të gjithë shqiptarët te të gjitha besimeve janë të një gjaku dhe të një gjuhe, kanë origjinën, truallin dhe traditën e përbashkët. Kjo ka ndikuar fuqishëm në kohezionin kombëtar në përmasa më të gjera dhe ka mobilizuar popullin shqiptar gjatë historisë për t’u bërë rezistencë përpjekjeve të vazhdueshme të huajve që ta përçanin dhe ta sundonin. Populli shqiptarë me tri besime: islam, ortodoks e katolik, ka qenë simbol i harmonisë fetare në historinë e popujve të Ballkanit.

Vetë ekzistenca e objekteve të kultit, xhamive kishave e manastireve, simbolizon të kaluarën e vendit tonë. Bashkëjetesa në harmoni e besimeve fetare në vendin tonë përgjatë historisë e deri sot është shembulli dhe dhurata më e mire. “Trashëgimia e bashkëjetesës fetare njëkohësisht me vetëdijen se ideja kombëtare qëndron dhe duhet të qëndrojë mbi çdo ide, është dhurata më e çmuar që kemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat