Dreshaj: 22 mostrat e personelit të Repartit Gjinekologjik të Pejës rezultuan negative me COVID-19 - Bota Sot
Dreshaj: 22 mostrat e personelit të Repartit Gjinekologjik të Pejës rezultuan negative me COVID-19

Peja

Dreshaj: 22 mostrat e personelit të Repartit Gjinekologjik të Pejës rezultuan negative me COVID-19

Më: 28 prill 2020 Në ora: 01:05
Skender Dreshaj

Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit Rajonal të Pejës, Dr.Skender Dreshaj ka konfirmuar se të gjitha mostrat e marra sot nga Instituti Kombëtar i  Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga punonjësit e Repartit Gjinekologjik të këtij spitali kanë rezultuar negative.

“Lajm shumë i mirë, shpresëdhënës. Sot nga Reparti Gjinokologjik pas dyshimeve për kontakte të mundshme IKSHPK ka marrë 22 mostra të personelit të repartit dhe të gjitha rezultuan negative me COVID-19. Vazhdojmë tutje. Nuk ka vend për panik as për punën aktuale e as për nënat e ardhshme. E kuptoj se ka pasur shqetësime dhe jemi pastër. Kjo betejë do kalojë, vetëm duhet t’i respektojmë rekomandimet dhe rregullat. Ne jemi në punë dhe falënderojë tërë stafin spitalor. Poashtu hapësirat po dezinfektohen në baza ditore”, tha Dreshaj.

Kërkesa dhe dyshimet për marrjen e këtyre mostrave kishte ardhur, pasojë e dyshimeve, pasi një shtatzënë, ditë më parë, e cila ka lindur fëmijë të shëndoshë në këtë reapart, kishte rezultuar pozitive me COVID-19, përderisa e njëjta është në gjendje stabile e poashtu edhe fëmija ka rezultuar negativ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat