Peja pranon një mijë doza të vaksinës AstraZeneca, konsiderohen të mjaftueshme për mjekët

Peja

Peja pranon një mijë doza të vaksinës AstraZeneca, konsiderohen të mjaftueshme për mjekët

Më: 2 prill 2021 Në ora: 11:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 12:38) - Edhe personeli shëndetësorë publik i Komunës së Pejës nga mëngjesi i sotëm kanë nisur vaksinimin kundër Covid-19. Një mijë dozat janë dedikuar për mjekët e kësaj komune po konsiderohen të mjaftueshme. Shpërndarja e vaksinës është paraparë fillimisht të bëhet në Qendrën Kryesore të Vaksinimit në Pejë.

I pari që e mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca ishte drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj i cili tha se vaksinimi është mënyra me efikase në luftimin e pandemisë.

Dreshaj: Procesi i vaksinimit besojmë që paraqet fillimin e fundit të kësaj pandemie

“Sapo e shfrytëzova një përgjegjësi dhe të drejtën që nënkupton se të gjithë qytetarët jemi në njërën anë tu përbehemi masave mbrojtëse që na ofron sistemi shëndetësor por nga anën tjetër kemi të drejtë të shfrytëzojmë të gjitha ato qasje në shërbimet shëndetësor dhe në këtë rast vaksinimi paraqet një prej metodave më të efekshme në përballjen me sëmundjen infektive dhe ky proces i filluar sot besojmë që paraqet fillimin e fundit të kësaj pandemie dhe fitoren”, tha ai.

Kurse, drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci tha se procesi i vaksinimit ka nisur mirë dhe nuk presin ndonjë telashe. Sipas tij fillimisht më 1 mijë vaksinat që i kanë në dispozicion do i vaksinojnë stafin mjekësor dhe më pastaj edhe kategoritë tjera.

Loci tha se fillimisht vaksinimi do bëhet vetëm në Qendrën Kryesore të Vaksinimit por sipas nevojë shpërndarjes së vaksinës mund të bëhet edhe qendrat tjera.

Loci: Jemi furnizuar me 1 mijë vaksina

“Si fillim janë paraqitur disa nga repartet e spitalit të Pejës ai dhe menaxhmenti i spitalit duke filluar nga drejtori ekzekutiv[...]gjatë ditës jemi furnizuar me 1 mijë vaksina për punëtorët shëndetësor do shohim se si do ec ecuria e ditës së sotme dhe pas vaksinimit të personelit shëndetësor do vazhdojmë me vaksinimin e pacientëve të hemodializës dhe të pacientëve plus 80 dhe në varësi të furnizimit nga niveli qendror do vazhdojmë me vaksinimin e kategorive tjera”, tha ai.

Vaksinën sot e mori në Pejë edhe udhëheqësi i repartit të Infektives në Spitalin e kësaj komune, Halil Komoni i cili tha se me në fund po shihet një dritë në fund të këtij tuneli për të shapërtuar nga pandemia Covid-19.

Komoni: Pas këtij tërmeti shëndetësor, doli një dritë në fund të tunelit

“Unë po ndihem mirë edhe pse paraprakisht para katër muajve e kam kaluar Covid-in në mënyrë natyrore por mund të them se pasi këtij tërmeti shëndetësor më në fund doli një dritë në fund të tunelit për shpëtimin e njerëzimit[...]dilema nuk duhet të ketë duke qenë që vaksina duhet të jetë më e lehtë dhe më e mirë për mjekimin e sëmundjeve infektive”, tha ai.

Nuk hezitoi për ta marr dozën e parë të vaksinimit as laboranti, Bujar Agusholli i cili tha se vaksinimi në këtë fazë është i nevojshëm dhe nuk ka nevojë për dyshime karshi kësaj vaksine.

Agusholli: Nuk kemi pse të dyshojmë në vaksinë, është e nevojshëm për popullatën

“Vetë prezantimi nga OBSH nga shmang çdo dilemë që diçka mund të ketë është e prodhuar në shtetet më të avancuara të cilat janë edhe vetë krye të çdo zbulimi shëndetësor nuk kemi çka dyshojmë është e nevojshme për popullatë”, tha ai.

Vaksinimi i stafit mjekësor nga sot ka nisur edhe nëpër disa komuna tjera të Kosovë. Ndërsa vaksinat e para anti-COVID të llojit AstraZeneca kanë arritur në Kosovë më 28 mars nga COVAX-i. 

Edhe në Pejë filloi vaksinimi, vaksinohet Skender Dreshaj

Edhe në Komunën e Pejës mëngjesin e sotëm ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë me vaksinën kundër Covid-19. I pari që e mori dozën e parë të vaksinës është drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Skender Dreshaj i cili tha se kjo vaksinë duhet të merret nga të gjithë.

Më pas u vaksinua edhe drejtori i repartit të Infektivës në këtë spital, Halil Komoni i cili tha se me në fund edhe në Kosovë erdhi kjo vaksinë përmes të cilës do ndalet ky termet që shkaktoi koronavirusi.

E drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci tha se procesi i vaksinimi në Pejë po shkon mirë dhe 1 mijë dozat e dedikuara për mjekët e kësaj komune janë të mjaftueshme. Vaksinimi po bëhet në qendrën kryesore të vaksinimit në Pejë.

Në këtë komunë u vërejt një interes i shtuar i profesionistët shëndetësor që donin të vaksinoheshin.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat