Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Pejë - Bota Sot
Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Pejë

Peja

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Pejë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:18
Pamje nga video

Sipas dyshimeve të para, shpërthimi ishte shkaktuar nga një granatë dore

Këto janë gjurmët që la shpërthimi i një granate në oborrin e Arsim Halitit.

E pasojat e shpërthimit në ishin vetëm dëe materiale. Fatmirësisht të lënduar nuk pati, megjithatë krisma që shkaktoi eksplozivi ishte mjaft e madhe.

Ajo e shqetësoi vëllaun e pronarit të shtëpisë këtu në Sigë të Pejës.

Sipas Halitit pronari i shtëpisë nuk banon në Pejë, mirëpo kishte shkuar në fshat për disa ditë pushim.

Ai nuk beson se ngjarja ka të bëj dicka me profesionin e vëllaut të tij I cili punon në Televizionin Publik të Kosovës.

Gjatë së mërkurës, Xhevat Ibraj nga Policia rajonale e Pejës, tha se nuk ka ndonjë person të dyshuar për ngjarjen, përderisa tregoi se sipas dyshimeve të para mund të ketë qenë shpërthim nga një granatë dore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test