Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
Sipas aktakuzës, i pandehurit më 27 nëntor të vitit 2018, rreth orës 14:00, në udhëkryqin e rrugës Rastavicë- Junik, pasi kishte takuar motrën tij Sh.M., dhe ishte fjalosur me të, merr një gur nga toka dhe e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.