Ju prezentojmë me udhëheqesin e dialogut me Serbinë, kryetarin e Prishtinës, solistin Shpend Ahmeti

Prishtina

Ju prezentojmë me udhëheqesin e dialogut me Serbinë, kryetarin e Prishtinës, solistin Shpend Ahmeti

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 13:23
Shpend Ahmeti

Tashmë nuk është sekret: Kryetari i Prishtinës, që tash e mori edhe pozitën e udhëheqesit të delegacionit shtetëror ne dialog me Serbinë, me dëshirë e bën vetëm një gjë: të këndojë vullnetarisht nëper dasma dhe ahengje. Për nga përmasat e komedisë me të mund të matet vetëm me Ivica Dacic, kantautor i turbofolkut në Serbi dhe ministër i punëve të jashtme.

“Asgjë nuk më ka mbetur, tani të gjitha i humba”, këndoi mbrëmë Shpend Ahmeti në dasmën e kolegut të tij komunal, Adonis Tahirit.

Udhëheqësi i dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti e ka sprovuar vetën edhe në këndim, për disa çaste ai i ka argëtuar të ftuarit duke e "ndezë" atmosferën.

Shpend Ahmeti, një i shkolluar jashtë shtetit, ishte kthyer në Kosovë si kolumnist e profesor. Kishte themeluar një parti me të cilën kishte dështuar. Ishte bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin. Me këtë parti ka fituar dy herë komunën e Prishtinës. Pas fitores së dytë, një grup i zyrtarëve të VV’ë vendosen të largohen dhe të rithemelojnë Partinë Socialdemokrate.

Duke iu shmangur zgjedhjeve dhe humbjes së mundshme të PSD’së, Shpend Ahmeti arriti kompromis me Kadri Veselin e Ramush Haradianjn për t’u bërë pjesë e dialogut me Serbinë. Partia e Ahmetit përkrahu edhe buxhetin e Shtetit, po me të njëjtat arsye, që vendi të mos shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Pos që udhëheq me PSD’në, Ahmeti është edhe bashkëkryesues i dialogut me Serbinë, ka edhe një punë në Komunën e Prishtinës, mban pozitën e Kryetarit. Dhe, tash përsëri i është kthyer edhe këndimit, sidomos, në ahengje të bashkëpartiakëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat