Shkolla “Elena Gjika” nuk përkrahë grevën e SBASHK-ut - Bota Sot
Shkolla “Elena Gjika” nuk përkrahë grevën e SBASHK-ut

Prishtina

Shkolla “Elena Gjika” nuk përkrahë grevën e SBASHK-ut

Më: 13 janar 2019 Në ora: 16:29
Shkolla “Elena Gjika”

Nesër pritet të fillojë greva e përgjithshme në arsim, sipas vendimit të SBASHK-ut, por në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë do të mbahet mësim i rregullt.

Stafi i kësaj shkolle ka dalë me një qëndrim përmes së cilit mbështetë mësimdhënësit, por grevën nuk e cilëson si mjetin e duhur.

“Shkolla jonë mbështetë kërkesat e mësimdhënësve që të ngritet koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshëm, të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor. Arsimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe të shpallet interes nacional”, thuhet në njoftim.

Këtë qëndrim e ka përkrahur edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës, kryetari i të cilit Ymret Reshiti ka bërë thirrje që edhe shkollat tjera ta ndjekin këtë shembull.

“Keni dhënë shembull se si vlerësohet interesi i përgjithshëm para interesit personal. Ju mbështesim fuqishëm në të drejtën tuaj për ngritjen e pagave përmes dialogut social. Ju na bëtë krenar të gjithëve me aktin tuaj. Ftojmë mësimdhënësit e shkollave të ndjekin shembullin e shkollës "Elena Gjika" dhe të fillojnë procesin mësimor”, shkruan Reshiti në Facebook.

Ndryshe, vendimi i SBASHK-ut për grevë ka ardhur si pasojë e pakënaqësisë së koeficientit të pagave për mësimdhënësit.

Kundër grevës ka dalë edhe ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi dhe Këshilli i Prindërve, të cilët kanë deklaruar se greva do të dëmtojë fëmijët.

Sipas tyre, kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale, pa dëmtuar nxënësit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...