Komuna e Prishtinës riaktivizon numrat pa pagesë për qytetarët

Prishtina

Komuna e Prishtinës riaktivizon numrat pa pagesë për qytetarët

Më: 19 janar 2019 Në ora: 08:53
Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë riaktivizuar numrat që mund të kontaktohen pa pagesë, për t’i paraqitur problemet që kërkojnë trajtim të shpejtë, shkruan KosovaPress.

“Në Qendrën e Thirrjeve të Komunës, janë riaktivizuar numrat që mund t'i kontaktoni pa pagesë: 080012233 dhe 080012244. Kjo qendër është e hapur 24/7, dhe përmes thirrjes në këta numra mund t'i paraqitni problemet që kërkojnë trajtim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e  Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat