Të traumatizuar nga zhurma e kafiterive, banorët e Lagjes Qendra në Prishtinë të hënën në protestë - Bota Sot
Të traumatizuar nga zhurma e kafiterive, banorët e Lagjes Qendra në Prishtinë të hënën në protestë

Prishtina

Të traumatizuar nga zhurma e kafiterive, banorët e Lagjes Qendra në Prishtinë të hënën në protestë

Nga: N.Sh Më: 20 janar 2019 Në ora: 14:38
Rruga "Rexhep Luci"

Banorja kësaj lagjeje dhe njëra nga aktivistet që në vazhdimësi bënë përpjekje për t’u ndalur zhurma në këtë lagje, Violeta Geci Laamanen ka njoftuar për “Bota sot”se në protestë do të dalin banorët e rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Nurije Zeka” kundër zhurmave të larta nga kafiteritë.

Ajo thotë se kafiteritë e Prishtinës po e thyejn rendin dhe ligjin si dhe qetësinë publike, duke i terrorizu banorët deri në orët e vona të mbrëmjes.

“Ky problem është adresuar edhe në format institucionale në Asamblen e Prsihtinës dhe në rrjetet sociale, por si dukët kompetentet duke përfishirë edhe Kryetarin, Ahmeti nuk ju bënë shumë pershtypje fakti se në atë lagje ka fëmijë që e dojnë qetësin e kohë e duhur te gjumit, se ka nxënës e student duke mësuar, se ka të sëmuar, se ka punëtor e turneve të ndryshe dhe se shqetson një lagje mu në mesin e qytetit”, tha ajo.

Sipas saj, këtu ka një arsye pse po ndodh kjo sjellje antiligjore, prandaj rrugë tjetër si banor të lagjes nuk na ka mbetur përvec protestës.

“Ftojë edhe qytetarët e tjerë të vullnetit të mirë që të na mbështesin ngase zhurma e padiciplina ligjore vjen edhe në lagjen e juaj”, thotë ajo.

Për këtë, ankesa ka pasur në Inspekcion të komunës, Ministri të Ambientit, Polici dhe Avokatin e Popullit. Por përpos policisë askush kurrë nuk është përgjigjur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...