Vetura me targa diplomatike bllokon rrugën përballë stacionit policor - Bota Sot
Vetura me targa diplomatike bllokon rrugën përballë stacionit policor

Prishtina

Vetura me targa diplomatike bllokon rrugën përballë stacionit policor

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 16:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme në rrjetin social Facebook është shpërndarë një fotografi, ku një veturë me targa diplomatike shihet e parkuar në kahje të kundërt, ku edhe ka bllokuar shiritin rrugor për qarkullim.

Fotografinë e ka shpërndarë avokati Besnik Berisha.

“Sic duket ky shoferi i makines me tabela CD ( veture me imunitet diplomatik) qenka mbi cdo ligj, perderisa parkon veturen ne kete menyre. Edhe imuniteti do duhej te kishte nje kufi. Turp per ate qe perfaqeson ky diplomat”, ka shkruar Berisha.

Çfarë bie në sy është se vetura është parkuar përballë stacionit policor në Prishtinë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...