Ngrihet aktakuzë kundër inspektorit të ndërtimtarisë për keqpërdorim të pozitës - Bota Sot
Ngrihet aktakuzë kundër inspektorit të ndërtimtarisë për keqpërdorim të pozitës

Prishtina

Ngrihet aktakuzë kundër inspektorit të ndërtimtarisë për keqpërdorim të pozitës

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:16
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., në cilësinë e personit zyrtar si inspektor i ndërtimtarisë, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës.

B.K. duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të inspektorit të ndërtimtarisë, me qëllim që të përfitojë dobi për vete ose për personin tjetër apo t’i shkaktojë dëm personit tjetër, përkundër njoftimit nr.17-354-49/6 të lëshuar më datë 20.10.2014 adresuar investitorit Xh.B., pronar i kompleksit hotelier - shtëpizave nga konstruksioni i drurit në anën e djathtë të rrugës Prizren – Nashec, afër autostradës, i bazuar në konkluzionin mbi lejimin e ekzekutimit të dhunshëm nr. 17-354-49-4, që ka lëshuar më 2.05.2014 , nuk e ka bërë ekzekutimin më datë 24.10.2014 edhe pse ka qenë i detyruar.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...