Panairi i Edukimit më 16-17 prill në Prishtinë - Bota Sot
Panairi i Edukimit më 16-17 prill në Prishtinë

Prishtina

Panairi i Edukimit më 16-17 prill në Prishtinë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Panairi i Edukimit, gjithashtu është ngjarje ideale për shfaqjen e ideve dhe punëve kreative të nxënësve dhe studenteve të institucioneve arsimore para gjeneratave të reja.

Ky panair kontribuon direkt në ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe studenteve rreth informimit, përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional gjithashtu dhe mundësisë së përfitimit të fondeve për bursa dhe gjetjes së punës praktike.

Në panair nxënësit dhe studentët do të takohen dhe bisedojnë me personat përgjegjës të të gjitha institucioneve pjesëmarrëse, ku do të marrin informacione të detajuara për mundësit e studimeve. Do të takohen edhe personat përgjegjës të organizatave dhe Ambasada të huaja në Kosovë, që ofrojë fonde për programe te ndryshme studimi.

Modelet e mira, storiet e suksesit gjithmonë kanë inspiruar shoqëri të tëra, andaj dhe motoja e Panairit të Edukimit këtë vit është ” We love challenging”

Ky panair është edicioni i 13 dhe do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...