Gypi i ujësjellësit shpërthen në mes të Prishtinës, “lumë” para Kuvendit

Prishtina

Gypi i ujësjellësit shpërthen në mes të Prishtinës, “lumë” para Kuvendit

Më: 7 prill 2019 Në ora: 09:57
Prishtinë

(E plotësuar) - Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në afërsi të Kuvendit të Kosovës,ka pëlcitë një gyp i ujit i materialit Gizë.

Deri te pëlcitja ka ardhë si pasojë e vjetërsisë së tubacionit.

Ekipet e ujësjellësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të intervenuar dhe sanimi i defektit pritet të përfundojë shumë shpejtë.

Pa ujë të pijshëm janë një pjesë e vogël e rrugës" Bajram Bahtiri" në Prishtinë.

***

Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer mëngjesin e ditës së sotme para Kuvendit të Kosovës.

Nga ky shpërthim i gypit, uji ka vërshuar një pjesë të Sheshit. Uji, që nga ndërtesa e Kuvendit ka arritur deri para “dyerve” të Qeverisë.

Deri para pak minutash askush nga organet kompetente të ujësjellësit nuk ka dalë te vendi i ngjarjes.

Pas disa orësh, njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me sanimin e këtij shpërthimi. Deri më tani nuk dihen për shkaqet e defektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat