Ministri i Drejtësisë, Ablerad Tahiri, në takim me banorët nëpër lagjet e Prishtinës, ka thënë se, secila lagje e kryeqytetit është rreshtuar fuqishëm në mbështetje të Dekadës së Re dhe java që po hyjmë do ta përmbyllë këtë proces zgjedhor, që PDK-së dhe Prishtinës do t’i japë kryetarin dhe strukturat e reja.
“Prishtina dhe PDK-ja tashmë kanë një marrëdhënie të re e të fuqishme në mes tyre, mbi të cilën do të ngritët historia e qeverisjes funksionale siç i takon një kryeqyteti bashkëkohor”, ka shkruar Thairi në Facebook.
Postimi i plotë:
Po lëmë pas një javë intensive dhe jashtëzakonisht motivuese që legjitimoi strukturat e reja të PDK-së në Aktash, Kolovicë, Qendër, Hajvali dhe lagjen Bunari i Hajratit. Secila lagje e kryeqytetit është rreshtuar fuqishëm në mbështetje të Dekadës së Re dhe java që po hyjmë do ta përmbyllë këtë proces zgjedhor, që PDK-së dhe Prishtinës do t’i japë kryetarin dhe strukturat e reja. Si forca më e madhe politike në vend, besimi në të cilën është i palëkundur dhe në rritje konstante, radha është për kryeqytetin. Prishtina dhe PDK-ja tashmë kanë një marrëdhënie të re e të fuqishme në mes tyre, mbi të cilën do të ngritët historia e qeverisjes funksionale siç i takon një kryeqyteti bashkëkohor.