Prokuroria e Prishtinës ngre 16 aktakuza kundër 17 personave

Prishtina

Prokuroria e Prishtinës ngre 16 aktakuza kundër 17 personave

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit në raportin 48-orësh ka njoftuar se Prokuroria Themelore e Prishtinës gjithsej ka ngritur 16 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur 16 aktakuza kundër 17 personave për vepra të ndryshme penale.

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Ndryshimi i njehsorit të shërbimeve”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Kanosja”

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

2 aktakuzë kundër 3 personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Vjedhja”

2 aktakuza kundër 2 personave për veprën penale “Lidhja e paautorizuar në shërbime”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Mundësimi i lidhjes së martesës së kundërligjshme”

1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Manipulimi me prova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat