Në Prishtinë mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës - Bota Sot
Në Prishtinë mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës

Prishtina

Në Prishtinë mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 07:18
Ilustrim

Sot nxënësit e rajonit të Prishtinës do t’i nënshtrohen pjesës së parë të Testit të Maturës. Pjesa e parë e këtij testi përbehet nga pyetje nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.

Në të dy pjesët, testi do të ketë 200 kërkesa, ndërsa pragu i kalueshmërisë do të jetë me 40 përqind të përgjigjeve të sakta.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”.

Masa ndëshkimi janë paraparë për maturantët dhe administratorët e testit nëse zihen duke kopjuar, ndërkohë që zhurmues të valëve të telefonit do të vendosen në të gjitha qendrat e testimit.

Në total, provimit shtetëror të maturës do t’i nënshtrohen mbi 28 mijë nxënës nga e gjithë Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...