Policia konfirmon arrestimin e anëtarit të LDK-së, kërcënoi grupin tjetër

Prishtina

Policia konfirmon arrestimin e anëtarit të LDK-së, kërcënoi grupin tjetër

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:04
LDK

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Mediat kanë shkruar gjatë ditës se bëhet fjalë për anëtarin e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mati, me inicialet B.G, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërcënuar anëtarët e grupit tjetër nga po kjo parti.

Anëtari i LDK-së, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, po mbahet në paraburgim prej 48 orëve.

Përndryshe, në degën e tretë, e cili njihet si degë e Ibrahim Rugovës, janë dy grupe, njëri i Arban Abrashit dhe tjetri i Hazir Borovcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat