Shpend Ahmeti nuk ka ide çfarë të bëjë me paratë e Komunës - Bota Sot
Shpend Ahmeti nuk ka ide çfarë të bëjë me paratë e Komunës

Prishtina

Shpend Ahmeti nuk ka ide çfarë të bëjë me paratë e Komunës

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 16:46
ilustrim

Nismë e keqe edhe në këtë vit po e përcjellë Komunën e Prishtinës për realizmin e investimeve kapitale. Në fund të vitit pritet të ketë përsëri teprica të mëdha të buxhetit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk po mund t’i çojë përpara synimet e veta.

Në vitin e kaluar Asambleja e Prishtinës e votoi buxhetin për vitin 2019, të cilin e kishte hartuar ekzekutivi komunal. Projektet kanë mbetur ende në letër, pasi autoritete komunale nën udhëheqjen e kryetarit Shpend Ahmeti nuk po dinë çfarë të bëjnë me to. Prej totalit të buxhetit për vitin 2019 në kategorinë e investimeve kapitale, Komuna e Prishtinës për pesë muaj shpenzoi më pak se 9 për qind të parave, ndërkohë, i gjithë qyteti është i mbushur me gropa.

Në Raportin e Punës të Drejtorisë së Buxhetit për periudhën janar – 31 maj 2019, të cilin e ka parë lajmi.net, shihet se Komuna veçmas për investime kapitale, buxhetin e miratuar e ka në vlerë prej 48,358,014.75 euro. Në këtë shumë bëjnë pjesë: 9 milionë e 277 mijë euro nga Granti qeveritar, 22 milionë e 995 mijë euro nga të hyrat vetjake, dhe 16 milionë e 018 mijë euro të bartura nga viti i kaluar prej të hyrave vetjake.

Po, sipas dokumentit komunal, nga 1 Janari deri më 31 Maj, investimet kapitale janë shpenzuar në vlerë prej 4,070,365.20 euro, ose 8.41 për qind e totalit të buxhetit vjetorë. Sipas këtij trendi, buxheti i pa shpenzuar mund të jenë në vlerë më të madhe se sa në vitin e kaluar.

Qëndrim Arifi – Hulumtues në Organizatën “INPO’ e cila e monitoron Komunën e Prishtinës, mendon që problemi i Komunës për mos shpenzimin e parave qëndron tek dy fusha. Ai thotë se Komuna e Prishtinës nuk po mund të bëjë planifikim të qëndrueshme, dhe menaxhim të projekteve konfomë ligjit.

“E parë është se ka shumë probleme pronësore tek projektet kapitale. Komuna fillimisht e bën projektin, pastaj hasë në probleme pronësore, gjë që do të duhej të ishte e kundërta. Dhe pas problemeve pronore po ndalen punimet dhe paratë po mbesin të pa shfrytëzuara. Mandej, shpronësimet po dalin shumë të kushtueshme. E dyta është  – keqmenaxhimi, për shakë se menaxherët e kontratave nuk po aplikojnë masa ndëshkuese ndajë kompanive që po zvarrisin punët, e nga zvarritja e punesë vonohet edhe pagesat për situacione. Shikojeni rastin  shkallëve në Dragodan, fletë më së miri për një keqmenaxhim. Zyrtarët komunal nuk dalin shpesh në vend punishte për tu bërë presion ndërtuesve, dhe pastaj vihet deri të kjo situatë”, tha Arifi për lajmi.net.

Ai tregon se Komunës në vitin e kaluar i kanë tepruar 25 milionë euro, dhe  sipas ecjes së punëve aktuale mendon që kjo shifër mund të tejkalohet sivjet që do të ishte më e larta ndonjëherë në Komunën e Prishtinës.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...