Reagon Milazim Krasniqi për bllokimin e trotuareve në Prishtinë

Prishtina

Reagon Milazim Krasniqi për bllokimin e trotuareve në Prishtinë

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 15:42
Milazim Krasniqi

Profesori Milazim Krasniqi, ka postuar një fotografi në profilin e tij në Facebook, në të cilin shihet se si një veturë ka bllokuar trotuarin në rrugën ‘Eqrem Çabej’.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky veprim ia ka kujtuar vitin 1999 kur veturat parkoheshin kudo sipas tij duke i zënë rrugën dhe frymën qytetarëve, ndërsa ai ka thënë që edhe pas 20 viteve është përsëri sjellja e njejtë në ‘zemër të kryeqytetit’.

Ndërkaq nuk është rasti i vetën kur Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar, pasi që ai ka reaguar për dëmtimin e ulëseve në Kampsuin e Universiteti ‘Hasan Prishtina’ si dhe mungesën e ndriçimit në po të njëjtën hapësirë.

Postimi i tij i plotë:

Shikojeni si e ka bllokuar trotuarin, duke injoruar edhe “kunxhat” e Shpendit. Sot ma kujtoi vitin e frikshem 1999, kur veturat parkoheshin kudo, duke na i zene udhet dhe frymen. Pas 20 vjetesh, prape sjellje vandale ne zemer te kryeqytetit. Marre bre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat