Garda ceremoniale e FSK-së nderon pavarësinë e Amerikës

Prishtina

Garda ceremoniale e FSK-së nderon pavarësinë e Amerikës

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 11:04
Garda e FSK-së

(E plotësuar) - Garda Ceremoniale e FSK-së në përvjetorin e pavarësisë së ShBA-ve, së bashku me shoqatën "Miqtë e Amerikës" ka bërë ngritjen e flamurit amerikan në Prishtinë, në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës "Miqtë e Amerikës", tha se ngritja e këtij flamuri, po bëhet në nder të përvjetorit të pavarësisë së ShBA-ve.

Rexhepi: Nuk e kemi harruar kontributin e Amerikës

 "Populli i Kosovës në veçanti populli shqiptar, për nder të pavarësisë së SHBA-së edhe këtë vit mund tw themi që bëmë një aktivitet në koordinim me ‘Miqtë e Amerikës’ me Ushtrinë e Kosovës dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës gjegjësisht me gardën ceremoniale të FSK-së e bëmw ngritjen e flamurit amerikan dhe treguam edhe një herë respekt, dashuri, sinqeritet për t'i treguar popullit amerikan se ne populli shqiptar jemi falënderues. Nuk i kemi harruar ato veprime që kemi bërë jo vetëm kohëve të fundit por edhe gjatë historisë", tha Rexhepi.

Falënderues ndaj ShBA-ve për kontributin e dhënë ndaj Kosovës u shpreh edhe Hajrush Kurtaj, drejtor i departamentit civilo-ushtarak  në Ministrinë e Mbrojtjes.

Kurtaj: Kjo është festë e përbashkët

 "Kjo festë është e përbashkët e jona, këtë aktivitet që po e zhvillojmë sot, në bashkëpunim me shoqatën "Miqtë e Amerikës" në bashkëpunim edhe me Forcat e Sigurisë së Kosovës duke u bazuar në kontributin e dhënë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, presidentit Willson e deri më tani do të jetë mirënjohës gjithmonë, është mirënjohëse për kontributin edhe sot", ka thënë Kurtaj.

Garda e FSK-së ngrit flamurin e SHBA-së në Prishtinë (Drejtpërdrejt)

Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit të SHBA-së në Prishtinë, në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat