UP-ja me edicionin e Universitetit Veror korrespondon me dije universale akademike - Bota Sot
UP-ja me edicionin e Universitetit Veror korrespondon me dije universale akademike

Prishtina

UP-ja me edicionin e Universitetit Veror korrespondon me dije universale akademike

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:58
UP-ja me edicionin e Universitetit Veror korrespondon me dije universale akademike

Universiteti i Prishtinës sot nisi edicionin e 19-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, në të cilin marrin pjesë 200 studentë ndërkombëtarë dhe vendorë, që do të ndjekin 17 kurse.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se edhe në këtë edicion ndërkombëtar dhe me programin e  tij mjaft të avancuar akademik, Universiteti i Prishtinës, po e vazhdon traditën e hapjes ndaj arritjeve dhe vizioneve më bashkëkohore të dijeve akademike universitare në nivel ndërkombëtar.

Gashi: UP me edicionin e Universitetit Veror korrespondon me dije universale akademike

“Tanimë përmes një historiku shumë të suksesshëm, Universiteti i Prishtinës me edicionin e Universitetit Veror me korrespondon me dije universale akademike – shkencore në nivel të epokës së globalizimit si rruga më e sigurt të integrimeve të dijeve shkencore. Gjithsesi edhe përmes universitetit veror ndërkombëtar, jo vetëm UP , por Kosova mbarë është e vendosur që urat e bashkëpunimit universitar akademik, shkencor dhe ndërkombëtar në fushën e kërkimeve në vazhdimësi t’i zgjerojmë me përmbajtje të reja ”, deklaroi Gashi.

Ndërsa, rektori i UP-së ‘Hasan Prishtina’, Marjan Dema duke uruar mirëseardhje studentëve në edicionin e sivjetmë të universitetit veror, tha se për 19 vjet vazhdon të sjellë profesorë dhe studentë nga e gjithë bota – gjë që mundëson shkëmbimin e njohurive dhe kulturave të ndryshme.

Dema: Universiteti Veror çdo herë më i rëndësishëm

“Me kënaqësi iu njoftoj që në këtë edicion kemi dyfishuar numrin e pjesëmarrësve krahasuar me edicionet e mëhershme dhe kjo tregon që çdo vit Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës është duke u shndërrua në ngjarje të rëndësishme, jo vetëm në kalendarin tonë por edhe përtej tij”, theksoi Dema.

Ndërsa, Azem Guri, zëvendësministër i  Arsimit, tha se Universiteti Veror është një dëshmi e mirë se vet prania e këtyre studentëve nga universitetet e ndryshme të botës flet për një cilësi të arsimit të lartë në Universitetin e Prishtinës, prandaj MASHT është e përkushtuar që ta mbështesë këtë ngjarje për çdo vit me radhë.

Guri: Studentët kanë mundësi të shkëmbejnë përvoja

“Meqë sot është dita e parë e hapjes, gjatë ditëve në vijim do të keni mundësi që të këmbeni përvoja dhe eksperienca të ndryshme nga vendet prej ku vini. Këto përvoja gjithsesi do të na shërbejnë neve edhe menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës  ‘Hasan Prishtina”’si dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në mënyrë që ngjarjet  tilla në vitet e ardhshme t’i organizojmë edhe më mirë”, theksoi Guri. 

Në përmbyllje të ceremonisë, profesori i Fakultetit të Arteve, Valton Beqiri dhe tenori Liridon Sadriu luajtën dy pika muzikore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...