Inspektoriati i Prishtinës blen dronë për t’i mbikëqyr ndërtimet

Prishtina

Inspektoriati i Prishtinës blen dronë për t’i mbikëqyr ndërtimet

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 21:36
Ilustrim

Përveç nga toka inspektorët e Prishtinës, kryeqytetin mund ta shohin edhe nga lart. Ata së shpejti do të pajisen me dronë.

Njërin prej dronëve javën e kaluar është regjistruar në agjencinë për regjistrimin civil sepse është obligim, ndërsa i dyti është në procedurë e sipër të regjistrimit.

Këto fluturake do të xhirojnë vetëm gjysmë ore brenda ditës, por koha kur këto pajisje do t’i përdorin inspektorët nuk do të bëhet e ditur asnjëherë.

Nga muaji gusht inspektorët do të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë të dy dronët për mbikëqyrjen e ndërtimeve.

Drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri e konfirmoi këtë investim prej 39 mijë euro për dikasterin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat