Banorët në hall me hajnin e këpucëve - Bota Sot
Banorët në hall me hajnin e këpucëve

Prishtina

Banorët në hall me hajnin e këpucëve

Më: 16 korrik 2019 Në ora: 17:50
Hajni i këpucëve

Banorët e një blloku të banesës në Fushë Kosovë janë në hall me hajnat.

Këpucët të cilat i zbathin në hyrje, përkatësisht koridor,  banorët e ndërtesës ‘Fontana’ në lagjen Dardania në Fushë Kosovë, më nuk i gjejnë.

H.M për mediat vendore ka treguar se një palë këpucë i janë vjedhur nga një person të cilin kamerat e sigurisë së banesës e kanë identifikuar.

Ai ka treguar se jo vetëm atij, por edhe të tjerëve që janë në këtë ndërtesë, shpesh iu ndodhin raste të tilla.

“Po ju kanë vjedh edhe ma herët shumë kojshive të njëjtës ndërtesë. Para disa muajve, njërit i është thyer hyrja në katin e gjashtë.  E vjedhje të këpucave kanë ndodhur edhe disa herë”, ka thënë H.M.

Ai ka treguar se rastin e kanë hapur edhe në Polici.

“Po, rastin e kemi paraqitur në Polici. Është hapur rast për vjedhje. Por, edhe Policia nuk po mundet me identifiku mirë personin në pamje”, ka shtuar ai.

Siç shihet në këto fotografi të dërguara në redaksi, hajni këpucët e vjedhura i bartë në qesën e zezë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...