Banorët e lagjes “Hajdar Dushi” në Prishtinë janë duke u detyruar të dëgjojnë muzikë live nga një lokal afër tyre.
Zëri i madh për të pasur sukses biznesi, nuk është problem për pronarët e një lokali të cilët po lejohen lirshëm nga institucionet vendore.
Banorët e kësaj lagje thonë se një gjë e tillë po ndodh çdo vikend për shkak se sipas tyre inspektorët gjatë fundjavës nuk pengojnë.
Oj policia jeme a je gjaaaaaallë?? Ora 22:33, rruga Hajdar Dushi përballë (ama bukfalisht përballë) stacionit të policisë - Qendra. Pothujse çdo vikend thyhen mure me tonelata në të gjitha banesat, sepse siç e dimë Adonisi dhe inspektorat të dilleve s'punojnë, mandej bijnë lokalet me muzikë live si ky sonte. Me ni kangtar super t'lodht meqë ra fjala. Oj policia jeme a je gjaaaaallë? Gjall, gjall, gjall, a je gjaaaaallë??♂️?♀️
Posted by Rron Gjinovci on Saturday, August 3, 2019