Lëshohet për qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte

Prishtina

Lëshohet për qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se është lëshuar për qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.

“Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjësë shumë të frekuentuar të Prishtinës”, ka thënë kryetari i Partisë Socialdemokrate.

Rruga do të sigurojë dalje më të lehtë ne lagjen “Arbëri”, dhe do të lehtësojë trafikun në Qendër të qytetit.

Ky është postimi i plotë i Ahmetit:

Prej sot është lëshuar në qarkullim ? ura perëndimore te rrethrrotullimi në Lakrishte, që është pjesë e unazës qendrore të Prishtinës.

Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjësë shumë të frekuentuar të Prishtinës.

#investimet2019

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat