Detaje nga tragjedia në Besi të Prishtinës, 23-vjeçarja dyshohet se është vrarë - Bota Sot
Detaje nga tragjedia në Besi të Prishtinës, 23-vjeçarja dyshohet se është vrarë

Prishtina

Detaje nga tragjedia në Besi të Prishtinës, 23-vjeçarja dyshohet se është vrarë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Mbrëmë në fshatin Besi të Prishtinës ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara një femër  23 vjeçare.

Ndërsa sot në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës bashkë me ekipet tjera të Forenzikës dhe mjeko-ligjorët, për t’u marrë me rastin.

Burime nga hetuesia kanë thënë se viktima kishte një plumb në kokë.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23 vjeçare me inicialet B.O nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës  19 e 30 në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesia.

Ndërkohë, media ka biseduar me mjekun kujdestar në QKUK, i cili e ka pranuar rastin.

Ai ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Mund t’iu konfirmoj se rreth orës 20:00 në klinikën emergjente të QKUK’së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë mjeku kujdestar në QKUK.

E ndërkohë Express mëson nga burimet brenda institucioneve të drejtësisë se rasti se po hetohet në dyshimet për vrasje apo shtytje në vetëvrasje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...