Ajri i pashëndetshëm ‘ngufat’ Prishtinën me mëngjes

Prishtina

Ajri i pashëndetshëm ‘ngufat’ Prishtinën me mëngjes

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Edhe në orët e para të mëngjesit, qytetarët e Prishtinës janë përballur me ndotje të ajrit.

Qysh në orët e para të mëngjesit, ndotja e ajrit ka shënuar shkallë të lartë.

Sipas matësit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë për cilësinë e ajrit, në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndotja e ajrit ka arritur në 169 AQI, shkallë kjo e cila llogaritet të jetë e pashëndetshme.

Image

Në bazë të dhënave të faqes zyrtare të matësit  të ambasadës, theksohet se kjo shkallë e ndotjes së ajrit është e pashëndetshme dhe ndikon edhe më tepër te personat që kanë probleme shëndetësore.

Të gjithë personat që kanë probleme me sëmundje të frymëmarrjes, fëmijët dhe të rriturit që nuk janë të prekur nga ndonjë sëmundje, këshillohet që të mos ekspozohen në natyrë kur ajri arrin këto shkallë të ndotjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat