Rregullohen shkallët te “Bill Klintoni” në kryeqytet

Prishtina

Rregullohen shkallët te “Bill Klintoni” në kryeqytet

Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 20:19
Foto ilustrim

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar se janë rregulluar shkallët në lagjen “Bill Klinton”.

“U rregulluan edhe shkallët të Bill Kllintoni!”, ka shkruar shkurt ai në facebook, duke i bashkëngjitur edhe foton pas rregullimit të shkallëve.

Kujtojmë se këto shkallë janë vetëm disa prej shumë lagjeve me shkallë që banorët kohë pas kohe kanë raportuar për problemet që hasin me to.

Ndërkohë, kohët e fundit kryetari Ahmeti është mobilizuar në rregullimin e shkallëve, rrugëve e shumë rrugicave në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat