Bie borë në Prishtinë - Bota Sot
Bie borë në Prishtinë

Prishtina

Bie borë në Prishtinë

Më: 12 janar 2020 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Sot ka nisur të bie bora e parë gjatë muajit janar në kryeqytet. Ndërsa, deri tani në vendin tonë ka pasur reshje të dobëta bore dhe temperatura që nuk kanë qenë më shumë se -9 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga të dobëta shiu, ndërsa në viset malore mundësi për fjolla të dobëta bore.

Sipas institutit, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

“Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, me theks të veçantë në vise malore, ndërsa në disa pjesë të rrafshit të Kosovës do të krijohen kushte për mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim të verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të jetë në favor të kushteve biometeorologjike”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat