Përfshihet nga flakët një restorant në Prishtinë - Bota Sot
Përfshihet nga flakët një restorant në Prishtinë

Prishtina

Përfshihet nga flakët një restorant në Prishtinë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:11
Përfshihet nga flakët një restorant në Prishtinë

Sot rreth orës 15:00, një restorant i pashfrytëzuar që ndodhet në hyrje të Gërmisë në Prishtinë, është kapluar nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Kushtrim Krasniqi nga Zjarrfikësit e Prishtinës, i cili ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar nga ky incident.

“I kemi dërguar dy ekipe atje, është një restorant te hyrja e Gërmisë. Ai restorant nuk punon dhe është i mbyllur. Nuk ka njerëz të lënduar – vetëm dëme materiale”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat