Kthehet në rigjykim rasti i 17-vjeçarit nga Prishtina që u masakrua me thikë - Bota Sot
Kthehet në rigjykim rasti i 17-vjeçarit nga Prishtina që u masakrua me thikë

Prishtina

Kthehet në rigjykim rasti i 17-vjeçarit nga Prishtina që u masakrua me thikë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 10:14
Rasti i 17-vjeçarit nga Prishtina që u masakrua me thikë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka kthyer në rigjykim rastin e Arianit Asllanit, 17 vjeçarit nga Prishtina, i cili në maj të 2019-s ishte goditur mbi 6 herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij D.K në shkollën e mesme të Bujqësisë “Abdyl Frashëri”.

Seanca e parë pritet të mbahet të hënën (20 janar).

Lajmin e ka konfirmuar e ëma e Ariantit, Lindita Asllani.

“Me datën 14.01.2020 e kam marr lajmin nga avokati që është vendosur të kthehet në rigjykim lënda. Seanca është caktuar më 20.01.2020. Në orën 14:00 të hënën”, ka thënë Asllani.

Katër muaj më parë, Lindita Asllani kishte rrëfyer ngjarjen e 2 majit, ku si pasojë përveç djalit të saj, të plagosur kishin mbetur edhe dy nxënës të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat