Afro 25 mijë euro për dezinfektimin e institucioneve arsimore në Prishtinë

Prishtina

Afro 25 mijë euro për dezinfektimin e institucioneve arsimore në Prishtinë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 19:10
Ilustrim

Shkollat, kopshtet dhe çerdhet këto ditë do të dezinfektohen në Komunën e Prishtinës.

Me këtë rast do të bëhet edhe dezinsektimi dhe deratizimi i institucioneve arsimore.

Kështu është bërë e ditur në faqen e kryeqytetit.

Kryetari, Shpend Ahmeti kishte planifikuar që të shpenzonte 25 mijë euro nga buxheti i komunës për të kryer këtë shërbim.

Por, operatori ekonomik “Besim A. Zejnullahu B.I” nga Ferizaj, ka fituar tenderin me çmimin më të ulët 23.759,18.

Tanimë objektet shkollore, ku do të arsimohen nxënësit e kësaj komune do të jenë më të pastërta, e më me pak mikrobe.

Kjo kontratë është nënshkruar më 4 shkurt 2020.

Ky shërbim bëhet si masë profilaktike kundër mikrobeve, brejtësve dhe insekteve.

Gjithashtu shërbimi kryhet dhe për ruajtjen e shëndetit të nxënësve, personelit mësimor dhe komunitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat