Ahmeti u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat parandaluese për koronavirus - Bota Sot
Ahmeti u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat parandaluese për koronavirus

Prishtina

Ahmeti u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat parandaluese për koronavirus

Më: 15 mars 2020 Në ora: 13:28
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, pandemi globale që tashmë ka goditur edhe Kosovën.

Ahmeti thekson se duke qënduar nëpër shtëpitë tona mund të bëjmë shumë, përderisa kujtuar se kjo nuk nënkupton se po i vendosim një “stop” jetës.

“Nga përvojat e shteteve tjera me restriksione, ideja është që të zvogëlojmë kontaktet për ta ngadalësuar përhapjen e shpejtë të virusit. Kjo do të thotë që në kulminacionin e përhapjes mos ta kemi virusin të gjithë por përqindje sa më e vogël e popullatës. Kështu i ruajmë grupet e rrezikuara si të moshuarit”.

“Prandaj në këtë drejtim, ne nuk do të ndalim jetën në stop. Por të gjithë ne mundemi me ba tepër shumë tu nejt në shpi. Ju lutemi shumë që nqs nuk keni nevojë me dal #rriNshpi. Jeta vazhdon, por sa më pak kontakte sociale pa nevojë, më mirë”

Ahmeti e përfundon shkrimi në Facebook duke thënë se “shpejtë kalon kjo”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat