Pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave - Bota Sot
Pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave

Prishtina

Pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave

Më: 20 mars 2020 Në ora: 07:41
Ilustrim

Krahas pastrimit të rrugëve, në Prishtinë po pastrohen edhe pikat e grumbullimit të mbeturinave si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjitha ekipet në terren për angazhimin dhe kujdesin e shtuar gjatë këtyre ditëve.

“Ne të tjerët të i ndihmojmë ata duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë, duke hedhur mbeturinat në kontejnerë dhe duke qëndruar në shtëpi e reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme! Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët”, tha Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat