Shpend Ahmeti paralajmëron kufizime të lëvizjes pas rasteve të reja me koronavirus

Prishtina

Shpend Ahmeti paralajmëron kufizime të lëvizjes pas rasteve të reja me koronavirus

Më: 22 mars 2020 Në ora: 00:25
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se mund të ketë kufizime të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se rritja e të infektuarve nuk është ende e shpejtë, dhe se duhet të ngadalësohet edhe më shumë.

“Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke zvogëluar kontaktet”, ka thënë Ahmeti.

Postimi i kryetarit të Prishtinës:

Bilanci i sotëm, 31!

Besoj që shpejtë duhet të ndërmarrim masa të kufizimit të lëvizjes gjatë mbrëmjes e deri në mëngjes. Rritja ende nuk është e shpejtë dhe duhet të ngadalësojmë edhe më shumë. Prishtinë, e kemi rolin kryesor në ngadalësim duke mos dal e duke zvogëluar kontaktet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat