Prishtina me tri masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit - Bota Sot
Prishtina me tri masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

Prishtina

Prishtina me tri masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

Më: 7 prill 2020 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi bëri të ditur se nga sot në komunën e Prishtinës do të jenë në fuqi tri masa të reja.

Ai bëri të ditur se të gjithë qytetarët që vizitojnë komunën do të jenë të obliguar të jenë të pajisur me maskë dhe dorëza, ndërsa të gjitha dyqanet duhet ta bëjnë dezinfektimin e karrocave dhe të kujdesen për distancën në mes konsumatorëve.

Nushi njoftoi se në sheshet kryesore të qytetit kanë vendosur edhe shirita në mënyrë që të zvogëlohet numri i shëtitjeve në qytet.

Nënkryetari i Prishtinës sqaroi se të gjithë ata që vizitojnë komunën do të jenë të obliguar që të jenë me maskë dhe doreza dhe kjo sipas tij me qëllim të ruhet shëndeti i punëtorëve dhe qytetarëve.

Ai tha se masë tjetër është dezinfektimi i të gjitha karrocave nga dyqanet ushqimore dhe vendosja e distancës 1.5-2 metra.

Sipas tij, një punëtor do të jetë i obliguar për dezinfektimin e karrocave dhe një tjetri të përkujdeset për distancën mes konsumatorëve.

Nushi ka bërë të ditur se pas viktimës së të hënës në kryeqytet nga coronavirusi, 12 punëtorë të qendrës së mjekësisë urgjente janë vet-izoluar.

Sipas tij, megjithëse e menaxhueshme kjo paraqet problem për punën në këtë qendër, por kjo tha se tregon sa shumë duhet të kenë kujdes në të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat