Mirëmbajtësve të rrugëve në kryeqytet u sigurohet shujta e mëngjesit

Prishtina

Mirëmbajtësve të rrugëve në kryeqytet u sigurohet shujta e mëngjesit

Më: 10 prill 2020 Në ora: 10:45
Ilustrim

Rreth 100 mirëmbajtës të rrugëve në kryeqytet janë shërbyer me shujtën e mëngjesit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ahmeti ka treguar se një afarist nga Prishtina, ka mundësuar që mirëmbajtësit e rrugëve të shërbehen me shujtën e mëngjesit të premten.

Ai ka falënderuar të gjitha ata që po ndihmojnë komunë në këtë kohë të pandemisë.

Njoftimi i plotë:

Sot, Ridvan Tahiri, Riki dhe shokët e tij u kujdesën që të sigurojnë shujtën e mëngjesit për të gjithë punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve. Rreth 100 sosh.

Në emër të Komunës së Prishtinës dhe kompanive të mirëmbajtjes, ju falënderoj për këtë kontribut të veçantë, në këtë kohë të vështirë!

Nismat e tilla vullnetare, na japin motiv për edhe më shumë punë e angazhim.

Jemi të gjithë bashkë në këtë betejë, dhe vetëm bashkë do të kemi sukses!

Faleminderit edhe njëherë! ??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat